Çitaku: Konjufca tha atë që për më shumë se një dekadë eksponentë të LV-së kanë hedhur baltë e vrer ndaj nesh

17 shtator 2023 | 14:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në intervistën e tij të fundit në “Kallxo” ka pranuar për herë të parë në mënyrë më të hapur deri sot se kanë pranuar obligimin e themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe në bazë të marrëveshjes së Brukselit 2013, dhe atë e quajti “deal të mirë” brenda planit franko-gjerman.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës )PDK), Vlora Çitaku, në një bisedë me “Albanian Post”, ka thënë se “për më shumë se një dekadë, eksponentët e Vetëvendosjes kanë hedhur baltë e vnerë kundër secilit që ka thënë ato fjalë që kryeparlamentari (Glauk Konjufca) i tha të premten”.

Por, Çitaku s’e konsideron të vërtetë atë që Konjufca ka thënë se “nuk ngarkohemi asgjë përtej Asociacionit të 2013’ës” ku rikujton se në marrëveshjen bazike, përveç nenit 10 që përmban Asociacionin, është edhe neni 7 ku “sigurohet një nivel adekuat i vetëqeverisjes për komunitetin serb të Kosovës”, nen ky, sipas Çitakut, përbën “autonomi politike”.

“Është më shumë se Asociacioni (i 2013)”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë kur po flitet për zgjedhje të reja në Serbi,…