Çitaku: ‘Kosova dhe Metohija’ nga Prokuroria e Hagës është poshtërim, institucionet të reagojnë

10 prill 2025 | 14:23

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për përdorimin e termit “Kosova dhe Metohija” nga Prokuroria e Hagës.

Ajo ka thënë se ky është poshtërim, dhe ka kërkuar reagim nga institucionet.

“Përdorimi i termit ‘Kosova dhe Metohija’ nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nuk është lapsus, as gabim i rastësishëm. Është një akt i qëllimshëm, i motivuar politikisht, që përbën jo vetëm një fyerje të rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe sfidim i institucioneve dhe shtetit tonë. Ky është një poshtërim. Testim i dinjitetit tonë si shoqëri, institucione, si shtet. Të gjitha institucionet e Kosovës duhet reaguar urgjentisht dhe seriozisht. Heshtja sot është aprovim nesër. Dhe nëse heshtim tani, historia nuk do të na falë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, gjatë procesit të regjistrimit…