Çitaku: Kosova është me fat që ka mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve
03 nëntor 2018
| 15:13
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka komentuar takimin e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, me të parin e drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions.
“Takim jashtezakonisht produktiv mes Ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri dhe Attorney General Jeff Sessions.
Kosova është me fat që në të gjitha fazat e shtetndertimit ka pasur mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.