
Çitaku: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave
13 tetor 2022
| 18:22
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Pikë. Çdo gjë tjetër është arsyetim për zhagitje te mëtejme”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.