Çitaku: Kosova po qeveriset nga Besnik Bislimi
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Greqi.
Çitaku, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se kryeministri në vizita të tilla, maksimumi do të duhet të qëndronte dy ditë.
“Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është K\kryeministri në Greqi? Rëndom, në konferenca të tilla, kryeministri shkon në hapje, e mban fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti dy ditë”, ka shkruar Çitaku.
Sipas saj, as kryeministri i Greqisë nuk rri aty 1 javë, e lëre më të tjerët.
Çitaku ka thënë se kjo qeveri është duke u qeverisur nga Besnik Bislimi dhe jo nga Albin Kurti.
“Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, ka shkruar ajo.