Çitaku krahason serialin “Game of Thrones” me luftën e Kosovës dhe Serbisë
29 prill 2019
| 14:41
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka krahasuar luftën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me serialin e famshëm “Game of Thrones”.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka komentuar serialin që po thyen rekorde shikueshmërie në mbarë botën, duke e krahasuar atë me luftën në mes Kosovës dhe Serbisë. “‘Game of Thrones’! Pra, lufta e madhe është fituar.. dhe ajo është fituar nga House Stark. Tani, në rastin e Kosovës, Serbia është jashtë. Se kush ulet në fron.. me të vërtetë nuk ka rëndësi. Lufta e madhe është fituar! Sa për pjesën tjetër.. mirë nëse nuk na pëlqejnë ata, ne do t’i mundim ata”, ka shkruar Çitaku.
/Epoka e re/