Çitaku kritikon Kurtin dhe LV-në: Po krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët

23 shkurt 2024 | 10:10

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje (LV) për siç ka thënë kacafytjet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimin Evropian (BE).

Ajo ka thënë se kacafytjet e tyre publike herë me ShBA-në, herë me BE-në u kanë sjellë vetëm një të mirë – “po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme”.

“Kryeministri dhe eksponentët e LV-së vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët. Kacafytjet e tyre publike herë me ShBA-në, herë me BE-në u kanë sjellë vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme. Dje një zyrtar i LV-së u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish-drejtorit, i cili po ashtu ka qenë zyrtar i LV-së. Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompensuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet. Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshje miqësore në muajin…