Çitaku: Kryeministër, çfarë po ndodh në veri?

06 dhjetor 2022 | 15:56

Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e sotme në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut, që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth këtyre shpërthimeve.

Ajo ka pyetur kryeministrin Kurti se çfarë po ndodh në veri.

“Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po I marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodh? A ka pasë eksplozime? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, po kalon Serbia?”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i xhudos, Driton Kuka është shprehur jashtëzakonisht i lumtur…