Çitaku: Kryeministër, mos i përbuz veteranët. Ftoi në takim
16 qershor 2022
| 12:32
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që t’i thërras veteranët në takim, pas protestës së sotme.
“Kryeministër, mos i përbuz veteranët. Ftoi në takim. Pranoje amandamentimin e ligjit. Mos krijo tensione”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.
Veteranët e UÇK-së kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie të miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, në të cilin nuk është përfshirë edhe pensioni i veteranëve.