Çitaku: Kryeministër, PDK-ja ka qëndrim konsistent për dialogun

09 shkurt 2023 | 13:16

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka theksuar se PDK-ja ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke.

“Kryeministri po i thotë opozitës ‘Kur e takoni Escobarin, paramendoni që e keni Albin Kurtin përpara, e ja thuani qëto fjalë’. Kryeministër, PDK-ja ka qëndrim konsistent për dialogun, dhe atë çfarë duhet ta përmbajë marrëveshja përfundimtare, njohjen reciproke. Ndërkohë, kur ju të darkoni me Lajçakun, paramendoni që i keni përballë qytetarët të cilët ua kanë dhënë votën. Po ata qytetarë të cilëve u keni thënë zëshëm ‘Zajednica nuk kalon’”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka arritur fitore në udhëtim në Gjakovë, duke fituar…