Çitaku: Kryeministri Kurti bëri një gabim ahistorik
Në Bruksel po mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Qysh në fillim të takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.
E pas këtij zhvillimi kanë ardhur reagime të shumta nga opozita. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku këtë veprim të Kurtit e ka quajtur “gabim ahistorik”.
“Sot ishte përvjetori i masakrës në Studime, ku 116 civil të pambrojtur, gra e burra, pleq e fëmijë, u vranë brutalisht nga aparati shtetëror i Serbisë. Po sot, Kryeministri Kurti bëri një gabim ahistorik”.