![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/vlora-citaku.jpg)
Çitaku: Kurti dhe Osmani s’janë gjykatës e as prokurorë, duhet ta shkarkojnë menjëherë Martin Berishajn
23 prill 2022
| 14:35
Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashingtion, Vlora Çitaku, ka thënë se Qeveria dhe Presidenca s’janë as gjykatës e as prokuror, dhe se me rastin e Martin Berishaj duhet të marrin vendim politik për ta shkarkuar atë nga pozita e ambasadorit.
“Qeveria dhe presidenca s’janë as gjykatës a prokuror. Ata duhet të marrin veprime, shkarkimin e menjëhershëm të z. Berisha nga pozita si ambasador. Unë ju them me përgjegjësi që z. Berisha s’do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij”, ka thënë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku gjatë një konference për media.