Çitaku: Kurti duhet t’i vizitojë liderët e UÇK-së në Hagë dhe të mësojë nga ta

06 shtator 2023 | 13:33

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të shkojë dhe t’i vizitojë drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Në një intervistë për “Nacionalen”, ajo ka thënë se gjatë kësaj vizite ai duhet të mësojë nga Thaçi dhe të tjerët, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Ajo i ka kritikuar videot e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat kanë për synim ta kritikojnë punën e ish-presidentit të Kosovës.

“Presidenti Thaçi në intervistën e tij, kur flet për Kosovën dhe aleatët, e thotë që falënderimi më i madh për mbështetësit e Kosovës është suksesi ynë. Edi Rama e ka bërë Shqipërinë pikë referente në turizëm, kulturë, art. Përtej kësaj, Edi ka vendosur ta marrë mbi supe një betejë jo të lehtë e me shumë kokëçarje për të, mbrojtjen publike dhe diplomatike të luftës së UÇK-së. Kryeministri Kurti jo vetëm që nuk i ka vizituar, po në videot e VV vazhdon ta përgojojë Presidentin Thaçi, ndonëse ai nuk është këtu për t’i dhënë përgjigje. Kryeministri duhet të shkojë në Hagë, t’i takojë, e që besa edhe të mësojë nga ata”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlonjatët kanë lënë gjithmonë gjurmë në Kombëtaren shqiptare. I fundit…