![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Vlora-Citaku.jpg)
Çitaku: Kurti ka probleme me veten dhe historinë, jo me opozitën
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin e tij për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ajo ka thënë se kryeministri Kurti, problemin e ka me vetën dhe historinë, e jo me opozitën.
“Kryeministri nuk ka problem me opozitën. Por me historinë. Me partinë e vet. Me vetën. Ne kemi qenë konsistent gjithmonë. Ne i themi Kurtit që të respektojë vendimet e Kushtetueses dhe ato t’i shërbejnë për arritjen e një marrëveshje”, ka thënë Çitaku në një intervistë në “Kanal10”.
Nënkryetarja e PDK-së madje kryeministri Kurti e ka quajtur edhe riciklues të marrëveshjeve tashmë të nënshkruara që një kohë në Bruksel.
“Kurti ka dështuar në dialog. Ai ka tentuar ta riciklojë komplet procesin e dialogut. Ai ka tentuar ta ridizajnojë krejt procesin. Ai po i riciklon marrëveshjet tashmë të dakorduara në Bruksel”, ka thënë Çitaku.