Çitaku: Kurti kushtet për negociata duhet t’ia thotë Serbisë dhe emisarëve në mes, e jo neve
02 shkurt 2023
| 22:20
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se kryeministri Kurti nuk e ka palë opozitën në negociata.
“Kryeministri në negociata e ka përballë Serbinë, dhe emisarët në mes. Me ta duhet të negociojë. Jo me ne. Atyre duhet thënë kushtet, e jo neve”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Ajo ka theksuar se Për PDK-në, interesi i Kosovës është gjithmonë para kundërshtive të brendshme.
“Për dallim nga kryeministri, PDK-ja është konsistente për dialogun. Ne mbështesim një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në qendër ka njohjen reciproke. Ndërkohë, për kryeministrin, ballafaqimi me arkivat e lajmeve dhe rrëfimeve që i ka ndërtuar vet, duket të jetë më i vështiri”, ka deklaruar Çitaku.