Çitaku: Kurti po i frynë zjarrit të ndasive në mes të vëllezërve dhe motrave tona në Luginë

29 maj 2024 | 14:29

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, se po i përçan shqiptarët në Ballkan.

Ajo ka thënë se pas ndërhyrjes së tij në Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Kurti po mban tubim elektoral me një parti politike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Albin Kurti po e vazhdon vallen e përçarjes së shqiptarëve në Ballkan. Pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sot paska takim elektoral me vetëm një parti politike të Luginës. Në vend se të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, Kurti po i frynë zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë. Nuk kam arritur ende ta kuptoj entuziasmin e Kurtit për përçarje e ndasi – por kjo gjë nuk ka sjellë asnjëherë diçka në dobi të shqiptarëve. I papërgjegjshëm deri në ekstrem”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albion Rrahmani ka pasur një super sezon me skuadrën e…