Çitaku, Kurtit: Fjalimet kryejnë punë në opozitë, në qeveri duhen vepra

09 tetor 2022 | 09:55

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, i është drejtuar me një mesazh kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Çitaku i tha Kurtit, se fjalimet kryejnë punë në opozitë ndërsa në qeveri duhen vepra.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se përderisa qeveritë e vendeve të rajonit kanë ndërmarrë masa për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të tyre, ndërsa Kurti po mundohet që të na bindë me fjalë.

“Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i plotë i saj:

Në Kosovë janë rritur:

1. Çmimet e produkteve esenciale
2. Çmimi i rrymës
3. Inflacioni
4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.

E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.

Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe  Qipro janë pesë shtete anëtare…