Çitaku, Kurtit: PDK-ja është gati për zgjedhje, opozita s`ka faj që Kurti ka dështuar në qeverisje
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili dje e ka fajësuar opozitën për shtyrje të zgjedhjeve nacionale.
Në një prononcim për gazetën “Nacionale”, ajo ka deklaruar se partia e saj është gati për zgjedhje.
“PDK-ja është gati për zgjedhje, në të gjitha format që parasheh Kushtetuta, qoftë përmes dorëheqjes se Kurtit, qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit, qoftë përmes mocionit të mosbesimit. Le ta sjellë në Kuvend qysh nesër kërkesën për seancë të jashtëzakonshme”, ka thënë Çitaku.
Sipas saj, opozita nuk ka faj që Kurti ka dështuar në qeverisje.
“Opozita nuk i ka faj që Kurti është demistifikuar, dhe përveç prodhimit ciklik të krizave dhe tensioneve, ka dështuar në qeverisje. Qytetarët tanë meritojnë më mirë”, është shprehur Çitaku.