Çitaku, Kurtit: Thaçin, nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat

01 dhjetor 2024 | 20:59

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të rezervohet nga përmendja e ish-presidentit Hashim Thaçi, nëse nuk mund ta mbështesë në përballjen e tij dhe të krerëve të tjerë të UÇK-së me Dhomat e Specializuara në Hagë, pas deklaroi se hendikepi kryesor për sigurinë në veri qëndron tek pamundësia e Ushtrisë së Kosovës për të operuar atje, për shkak të kufizimeve të trashëguara nga marrëveshjet e Thaçit.

“Hashim Thaçi, opozita, mediat, nuk qeverisin me Kosovën. E keni shumicën absolute, vendimet i merrni ju, si për polici, si për AKI, si për FSK-në”.

“E Hashim Thaçin, nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat. Sot ai është në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Postimi i plotë i Çitakut në Facebook:

I nderuari Kryeministër,

Armiqtë e Kosovës, ata të vërtetit janë jashtë Kosovës, e ata imagjinarët janë vetëm në mendjen tuaj.

Hashim Thaçi, opozita, mediat, nuk qeverisin me Kosovën. E keni shumicën absolute, vendimet i merrni ju, si për polici, si për AKI, si për FSK-në.

Ato vendime që janë në funksion të fuqizimit të Republikës i mbështesim edhe ne.

E Hashim Thaçin, nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat. Sot ai është në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj së bashku me kandidatët për…