Çitaku lartëson ambasadorin Dugolli, e quan patriot dhe diplomat të madh
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku ka reaguar pas emërimit të Ilir Dugollit, ambasadorit të ri në Washingron D.C.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Çitaku ka shkruar se Dugolli është një patriot dhe diplomat i madh.
“Të gjithë miqtë e mi në Washington D.C., ky është Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA. Në dy dekadat e fundit e kam njohur dhe kam punuar me Ilirin në cilësi të ndryshme. Ai është një patriot dhe diplomat i madh. Mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në detyrën e tij të re”, ka shkruar Çitaku.
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka konfirmuar se Ilir Dugolli do të jetë ambasador i Kosovës në Washington.
Kujtojmë se Valdet Sadiku, nga marsi i këtij viti ishte bërë shef i Ambasadës së Kosovës në Washington. Por më shumë se tetë muaj pasi institucionet e Kosovës e kishin ngarkuar Sadikun me punë në misionin kryesor diplomatik, ai u largua prej atje.