
Çitaku: LV-ja s’ka bërë as përpjekjen më të vogël që t’i kontaktojë partitë tjera për ndonjë emër konsensual – s’ka ndryshuar asgjë
21 prill 2025
| 15:25
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se “nuk ka ndryshuar asgjë” nga e shtuna, kur ka vazhduar deri në një pikë seanca konstituive e Kuvendit.
Ajo ka thënë para gazetarëve para se të hyjë në Kuvend se Lëvizja Vetëvendosje “nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël” për të diskutuar me partitë tjera parlamentare për “ndonjë emër konsensual”.
“Grupi më i madh parlamentar nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël që t’i kontaktojë grupet e tjera parlamentare për ndonjë emër konsensual”.
“Sot nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk ndryshon as vota jonë”, ka thënë deputetja e PDK-së.