Çitaku: Me liderët e sotëm kanë filluar të mbyllen dyert që Kosova i kishte të hapura
20 shkurt 2023
| 11:03
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar presidenten Osmani, kryeministrin Kurti për takimet që kanë zhvilluar së fundi në kuadër të Konferencës në Mynih.
“Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte ShBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e ShBA-së”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Ajo ka theksuar se me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura.