Çitaku: Me vite është ngjyrosur kompromisi si fjalë e ndyrë, ndërsa bashkëpunimi si nënshtrim
04 prill 2021
| 13:55
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ua ka dërguar një mesazh politikanëve në Kosovë. Ajo ka thënë se ata duhet t’i japin fund bërjes politikë me urrejtje.
Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se kompromisi në Kosovë konsiderohet si fjalë e ndyrë e bashkëpunimi si nënshtrim.
“Sepse, me vite është ngjyrosur kompromisi si fjalë e ndyrë. Bashkëpunimi si nënshtrim. Korrektësia si vardisje. Cikli i bërjes politikë me urrejtjen si kategori kryesore duhet të marrë fund. Sepse, me e citu presidentin Obama, demokracia kërkon kompromis, edhe nëse ke të drejtë 100 për qind. Kosovën duhet me e dashtë ma shumë”, ka shkruar Çitaku.