Çitaku: Merreni me mend, është rrahur në një qytet serb sepse po fliste shqip
08 tetor 2018
| 22:31
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rrahjes së dy shqiptarë në natën e së dielës në Serbi.
Ata janë sulmuar, në një rrugë, në qytetin e Novi Sadit. Që të dy janë furrtarë, nga Hasi i Kosovës.
Çitaku ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, se Çlirim Maloku është sulmuar për shkak se ka folur shqip në qytetin serb. “Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai është lindur më ’99, vitin kur Kosova është çliruar nga okupimi serb. Javën e kaluar ai është rrahur në Serbi, sepse ka folur gjuhën e tij amtare. Sot ai po lufton për jetën e tij. Merreni me mend”, thuhet në shkrimin e saj.