Çitaku, mesazh KQZ-së: Të ruhet integriteti i procesit zgjedhor

12 shkurt 2025 | 16:57

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga KQZ-ja ruajtjen e integritetit i procesit zgjedhor.

Në një konferencë për medie, ajo ka thënë se KQZ-ja duhet të sigurojë numërimin e saktë të çdo vote.

Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet respektim e vullnetit të qytetarëve.

“Sot dërgojmë një mesazh të qartë, integritetit i procesit zgjedhor duhet të ruhet. I bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të siguroj numërimin e saktë të çdo vote, duke garantuar respektim e vullnetit të qytetarëve. Kosova ka zhvilluar një proces shembullor demokratik dhe është e domosdoshme që ai të përfundoj si i tillë”, ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi zgjedhor i 9 shkurtit është njollosur, ka thënë Eugen…