Çitaku: Mitrovica me Bedri Hamzën ka numrin më të madh të premtimeve të realizuara
26 nëntor 2024
| 18:35
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut, ka reaguar sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Ajo ka theksuar se sipas raportit të GAP, kjo komunë nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, ka numrin më të madh të premtimeve të realizuara.
“Për ata që po ngrisin pikëpyetje
Sipas raportit të GAP, Komuna e Mitrovicës së Jugut, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, renditet komuna me numrin më të madh të premtimeve të realizuara. Me rreth një vit e gjysmë të mbetur në mandatin e tij, Hamza është afër përmbushjes se plotë të premtimeve. Nga 123 premtime në total, kandidati i PDK-së për kryeministër ka 69 premtime të përfunduara, 15 gjysme të përmbushura dhe 30 të filluara.” – ka shkruar ajo.