Çitaku: MPJD-ja paska zhdukur historikun nga uebfaqja, paralajmërimi i Kurtit paska filluar
20 shtator 2023
| 11:16
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) për zhdukjen “nga historiku në web faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak”.
Ajo ka theksuar tutje se “zhdukja” e paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti tashmë paska filluar.
“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në ëeb faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e Ministrave paraprak (përveç Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës).’Zhdukja’ e paralajmëruar nga Kurti, tashmë paska filluar. Kjo lloj sjellje është mjerim dhe marrëzi”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.