Çitaku në OKB: Heronj si Vasfije Krasniqi, përfaqësojnë shtetin tim
Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit rreth progresit që ka arritur shteti i Kosovës në këto vite.
Ajo ka shfrytëzuar rastin, të theksojë luftën diplomatike që shteti serb, po ia bën padrejtësisht shtetit të Kosovës.
Përveç rastit të fundit që ndodhi në Novi Sad të Serbisë, ku dy të rijnë kosovarë u rrahën brutalisht nga një grup i të rinjve serb, vetëm se u dëgjuan duke folur shqip, Çitaku ka përmendur edhe rastin e Vasfije Krasniqit, e cila së fundmi ishte kthyer në Kosovë për të folur rreth përdhunimit që iu kishte bërë nga forcat serbe në kohën e luftës. “Ajo ishte marrë nga krahu i nënës së saj, ishte përdhunuar por nuk ishte vrarë. Por si duket këta njerëz nuk e kanë menduar se Vasfija do të rritet, dhe dekada më vonë, do të kthehet më e fortë se kurrë, të na e mësojë drejtësinë. Heronj si Vasfija, përfaqësojnë shtetin tim” ka shtuar Çitaku.