Çitaku: Në Rezallë të Drenicës flasin përmendoret dhe rrudhat e ballit të nënës Havë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka përkujtuar 23-vjetorin e masakrës së Rezallës.
Çitaku ka thënë se në Rezallë flasin përmendoret, përkujtimet, emrat e rrugëve dhe të shkollave.
Po ashtu, Çitaku ka përmendur edhe nënën Havë, për të cilën ka thënë se i flasin rrudhat në ballë për vuajtjet që ka përjetuar.
“Në Drenicë e në Rezallë flasin përmendoret, flasin përkujtimet, flasin emrat e shkollave e emrat e rrugëve. Flasin rrudhat në ballin e nënës Havë. Nënës Havë në masakrën e Rezallës, forcat ushtarake serbe ia vranë burrin. Nëna Havë është 90-vjeçe. Ka mbijetuar dy luftëra. Rrugëtimi i nënës është rrugëtimi i Kosovës”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ne Drenicë e në Rezalle flasin permendoret, flasin perkujtimet, flasin emrat e shkollave, emrat e rrugeve. Flasin rrudhat në ballin e nënës Havë
Nënës Havë në masakrën e Rezallës, forcat ushtarake serbe ia vranë burrin, bashkë me 97 civil të pafajshëm. #NeverForget pic.twitter.com/bdRUXi3SCg
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) April 5, 2022