Çitaku: Ngushëllimi i LV-së është rikthimi te propagandat me video
03 tetor 2022
| 20:21
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka kritikuar qeverinë Kurti për keqqeverisje.
Sipas saj, konstantja e vetme e Vetëvendosjes është arsyetimi si dhe ngushëllimi i tyre është rikthimi me propagandat me video.
“Problemet para fytyrës i shmangin. Përgjegjësive u ikin. Dezertojnë nga menaxhimi. Konstantja e vetme e tyre: arsyetimi”.
“Asnjë investim kapital. Zero rritje pagash. Të gjitha punët në ngarendje. Ngushëllimi i tyre: rikthimi me propagandat me video. Qeveria Kurti 2 me dy rreshta”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”