Çitaku pas fitores së Trumpit: Është obligim i institucioneve të Kosovës që t’i mirëmbajnë raportet me aleatin tonë strategjik
06 nëntor 2024
| 12:03
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fitores së Donald Trump për president të ShBA-së.
Çitaku ka thënë se është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me Amerikën.
“ShBA-të përmbyllën me sukses zgjedhjet Presidenciale, dhe populli Amerikan e bëri përzgjedhjen e vet. Presidenti i 47-të i ShBA-së do të jetë Donald J. Trump. Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë. Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.