
Çitaku pas ftesës nga Specialja për Haradinajn: Kjo nuk është drejtësi
19 korrik 2019
| 17:03
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj.
Çitaku ka thënë se kjo ftesë nuk është drejtësi. “Kjo nuk është drejtësi.#Ramush Haradinaj”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
Pas ftesës nga Gjykata Speciale, Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.
/Epoka e re/