Çitaku pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës: Nuk besoj që Serbia është e vetmuar në këtë skenar

24 shtator 2023 | 13:58

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se sulmi ndaj policisë së Kosovës është një sulm terrorist, i planifikuar me qëllim vrasjen e policëve dhe nxitjen e konflikteve ndëretnike në Kosovë.

Ajo gjithashtu beson se Serbia nuk është e vetmuar në këtë skenar dhe ka thënë se diplomacia kosovare duhet të jetë aktive për të mbrojtur të vërtetën

“Tashmë është e qartë për këdo, sulmi i sotëm është sulm terrorist, i planifikuar dhe me objektivë të qartë: vrasjen e policëve, cënimin e rendit kushtetues dhe nxitjen e konflikteve ndëretnike në Kosovë”, ka thënë Çitaku.

Më tutje,  ajo ka thënë se “institucionet e rendit duhet që t’i koordinojnë hapat me aleatët e Kosovës” pasi ajo ka shtuar duke thënë se “nuk e beson që Serbia është e vetmuar në këtë skenar”.

“E diplomacia jonë duhet të jetë shumë aktive. Serbia do të mundohet ta përmbysë të vërtetën, si gjithmonë”, ka thënë ajo.

Çitaku ka përfunduar duke thënë se “grupet kriminale (që sulmuan Policinë e Kosovës) duhet të sillen para drejtësisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në orët e para të mëngjesit është vrarë në…