Çitaku pas videos së LV-së: Nuk qeveriset me propagandë, qeveriset me punë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj videos së fundit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kësaj here akuzon qeveritë e kaluara për keqmenaxhin në sektorin e energjisë.
Çitaku ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka sabotuar çdo projekt që ka synuar rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe pavarësinë energjetike.
“Ama bash secilin, prej ndërtimit të termocentralit me thëngjill Kosova e re, deri tek kyqja në gazsjellësin e mbështetur nga SHBA-të. Qeveria Kurti nuk e ka sjellë as projektin e MCC, e as ndonjë projekt tjetër në Kosovë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Ajo ka theksuar se e vetmja e arritur e kësaj qeverie është rikthimi i agregatëve dhe çmimeve më të larta të energjisë që qytetari ynë ka paguar ndonjëhere.
“Nuk qeveriset me propagandë. Qeveriset me punë. Aman, punoni diçka”, ka shkruar Çitaku.