Çitaku: PDK-së iu imponua dhunshëm procesi i brendshëm
Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, dhe njëherit edhe njëri nga emrat e përfolur si kandidate për kryetare të PDK-së.
Ajo në një intervistë në Rubikon ka folur për zhvillimet brenda partisë.
Çitaku thotë se PDK iu imponuan zgjedhjet për shkak të arrestimeve që ndodhën me krerët e partisë.
Ajo ka shprehur mirënjohje ndaj Enver Hoxhaj duke thënë se mori udhëheqjen në një kohë, në rrethana krejtësisht të panjohura.
“Zhvillimet brenda partisë së PDK unë i kam parë nga jashtë, gjërat nga jashtë jo shihen qartë dhe në mënyrë jo të saktë. Të gjithë votuesit e pdk janë tronditur nga ngritja e aktakuzave të krerëve të PDK. Për shkak se shtesa e kësaj në mënyrë të dhunshëm ka quar në zgjedhje partinë. Unë shprehi mirënjohje për Enver Hoxhën që mori partinë në rrethana të jashtëzakonshme dhe në rrethana të panjohura.
Momenti më i rëndë që ka përjetuar PDK ka qenë arrestimi i krerëve. Megjithatë PDK ka qenë parti qeë ka fituar zgjedhje në Kosovë. PDK duhet të aspiroj për të fituar, PDK mundet
NË PDK ka shumë kuadro PDK nuk duhet të pres për shpëtimtarë. Me këtë nuk dua të them që jam edhe unë shpëtimtarë, as unë as të tjerët, duhet të ulemi së bashku. Që 7 vite nuk jam pjesë e strukturave të PDK, dhe do të ishte arrogante që të thoja që s’ka debate brenda kësaj partie për ide”, tha Vlora Çitaku.Periskopi.