Çitaku për bisedën e Kurtit me komedianët rusë: Nëse flet kështu me liderë ndërkombëtarë, mozomakeq për ne

26 mars 2025 | 16:31

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për shakanë në të cilën ka rënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Duke komentuar bisedën, ajo ka thënë se përmbajtja është skandaloze.

Ajo ka thënë se Kurti ka sulmuar opozitën, mediat dhe bizneset.

E dëgjova bisedën ku kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me presidentin e Letonisë. Të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme – për këtë duhej të kujdesej kabineti i tij. Por ajo që është vërtet e turpshme dhe skandaloze është përmbajtja e asaj bisede. Kryeministri e shfrytëzon këtë ‘takim’ për të sulmuar opozitën, mediet, bizneset – madje edhe administratën e re amerikane. E gjithë biseda nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme. Dhe nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me liderë ndërkombëtarë, atëherë… mozomakeq për ne”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joao Felix pritet të largohet nga Milani në fund të…