Çitaku për buxhetin: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku sundon LV-ja
14 nëntor 2023
| 14:20
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të qeverisë janë për projekte të moçme të qeverive paraprake.
Ndërsa, sipas Çitakut, gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për “ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja”.
“Sipas raporteve kredibile, janë mu këto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulëta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane”, tha Çitaku.
Tutje, ajo tha se këto janë fakte, numra e raporte, ndërsa çdo gjë tjetër, sipas saj, është propagandë, për të cilën tha se është e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen.