Çitaku për deklaratën e ‘Kuvendit gjithëserb’: Të mos biem në grackat e kësaj balte
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me deklaratën e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”.
“Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njëjta mendësi”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Ajo tha se “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd.
“E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi”.
“Rruga e Kosovës drejt NATO dhe BE kalon nga Washingtoni dhe Brukseli. E nëse fqinjët tanë veriorë dëshirojnë të vazhdojnë të jetojnë duke u munduar t’i rikrijojnë betejat e humbura, keqardhje për ta”.
“Të ardhmen e Kosovës e kemi në dorë ne. Bashkë me aleatët”, shkroi Çitaku.