Çitaku për deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”: Të mos biem në grackat e kësaj balte, Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës për “Kuvendi gjithëserb” duke thënë se Serbia vazhdon të jetë e njëjta si para një shekulli.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se “Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi”.
Ajo tha se “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd.
Por, Çitaku ka thënë se Kosova nuk duhet të bie në grackën e Serbisë, duke shtuar se ardhmja e Kosovës është në duart tona bashkë me aleatët.
“Serbia nuk ka ndryshuar asnjëherë. E tillë ka qenë para një shekulli, e tillë vazhdon sot. E njejta mendësi! “Kuvendi gjithëserb” është vetëm një nga format e manifestimit të asaj mendësie, e cila vazhdon të jetë dominuese në Beograd. E detyra jonë si lidership në Kosovë është të mos biem në grackat e kësaj balte, që me shumicë prodhohet në Serbi”, ka shkruar Çitaku.