Çitaku për Kurtin: Nëse as Bideni as Trumpi nuk bëjnë, duhet ta shikosh veten në pasqyrë

13 nëntor 2024 | 13:32

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë Kurti për prishje të raporteve me aleatët e Kosovës, veçanërisht me ShBA-të.

Sipas saj, përfaqësuesit e qeverisë dhe vet kryeministri Kurti në vazhdimësi ka qenë kundër zyrtarëve të lartë të ShBA-së duke i quajtur, siç ka thënë, naiv

“Në fillim kërkonin me çdo kusht largimin e Grenellit, pasi u largua Grenelli dhe erdhi Blinken filluan sharjet, fyerjet dhe etiketimet edhe karshi Blinkenit edhe karshi Escobarit. Në fillim Lajçaku ishte i duhur dhe i dashur, pastaj filluan sharjet dhe etiketimet edhe karshi tij. Nëse Clinton nuk bën, Bush nuk bën, Obama nuk bën, Trumpi nuk bën, Bideni nuk bën, është koha ta shohësh vetën pak në pasqyre. Kosova ka arritur suksese të mëdha, të jashtëzakonshme kur është koordinuar me aleatët.  Është mrekulli mënyra se si jemi krijuar si shtet, dhe kjo mrekulli do të ishte e pamundur pa mbështetjen e fuqishme të aleatëve tanë”, ka thënë Çitaku.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka komentuar edhe emërimet e reja në administratën e presidentit të zgjedhur të ShBA-së Donald Trump. Ajo ka thënë se raportet Kosovë-ShBA nuk varën se kush emërohet në postet kyçe në ShBA, por varët nga qasje e Qeverisë së Kosovës.

“Siç thonë, njeriu bënë fushatë me poezi e qeverisë me prozë. Emërimet e presidentit të ardhshëm të ShBA-ve janë të pritshme. Janë emra që kanë qarkulluar nëpër analiza. Ajo që është e rëndësishme të thuhet për ne këtu në Kosovë, ka pasur vazhdimisht konsistencë, një qëndrim mbi partizan, një mbështetje mbi partizane edhe nga kampi republikan edhe nga kampi demokrat. Në tri dekadat e fundit, dallimet ndoshta kanë qenë ndoshta në nuance, në intensitetin e përfshirjes në dinamikë. Mirëpo, orientimet strategjike të ShBA-ve në raport me Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën nuk ka ndryshuar pavarësisht ndryshimeve në administratat në ShBA. Nga Shtëpia e Bardhë Kosovës gjithmonë i kanë ardhur lajme të mira”, ka thënë Çitaku. /RTV21

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka thënë se…