Çitaku për pandeminë: Nëse vazhdon ky trend, mbyllja do të jetë e pashmangshme

19 gusht 2021 | 16:06

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar situatën me pandeminë në vendin tonë.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gjendja me pandeminë në Kosovë është alarmante.

Çitaku ka thënë nëse vazhdon ky trend, atëherë mbyllja do të jetë e pashmangshme.

“2 236 të infektuar sot. Gjendja është alarmante. Nuk po shohim askund në dritë përpjekje për decentralizim dhe thjeshtëzim të procesit të vaksinimit. Nëse vazhdon ky trend, mbyllja do të jetë e pashmangshme. E votat, nuk kanë me na vy askujt”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Askush nuk mund ta dijë me saktësi se kur mund…