Çitaku për takimin e nesërm: Marrëveshje me Asociacionin në qendër, e njohjen në periferi

26 shkurt 2023 | 17:52

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, një ditë para takimit mes Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se do të nëshkruhet marrëveshje me Asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se marrëveshja e nesërme do të sjell një status quo të re.

“Shkurt,
Nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen so do të zbatojnë të gjitha marrëveshtjet e arritura deri më tani. Një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi. Një status quo e re. Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, propozimi i BE-së pritet të jetë pjesë e agjendës së takimit Kurti -Vuçiq ditën e hënë, plus edhe diskutimi për marrëveshjet e arritura deri më tani.

Më 26 shkurt, tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i kanë thënë Kurtit përmes një letre se, e kanë mirëpritur vendimin e tij për të pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve, dhe e kanë përmendur nevojën e madhe për krijimin e kushteve drejt finalizimit dhe zbatimit të saj.

Planin e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por ai nuk është prezantuar asnjëherë në publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë disa fjalë para…