Çitaku për vërshimet: Qeveria mos të rrijë duarkryq

20 janar 2023 | 10:08

Disa qytete në Kosovë janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Situata më e rëndë është në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë dhe Istog.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje qeverisë të mos rri duarkryq.

“Gjendje alarmante në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog. Qeveria mos të rrijë duarkryq”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Qeveria ka theksuar së bashku me të gjitha institucionet e saj vartëse po vazhdon angazhimin e saj në përballje me vërshimet e shkaktuara pas reshjeve të mëdha.

“Aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim pesë…