Çitaku për videon e LV-së: Jeni në panik, pa aleatë dhe të vetmuar
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të një video nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën thuhet se sot janë bërë 10 vjet që kur në Kuvendin e Kosovës janë amnistuar kriminelët serbë me 91 vota.
Çitaku në “Facebook” ka shkruar se Vetëvendosje është në panik dhe se në mungesë të rezultateve po shpifin.
Madje ajo ka theksuar se askush nuk i ka amnistuar kriminelët serbë në veri, por që sipas saj, lideri i VV-së, Albin Kurti përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.
“Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar. E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve. Ncuk. Nuk kalon”, ka shkruar ajo.