
Çitaku për videon e LV-së: Kjo qeveri ka sjellë vetëm rritje çmimesh e faturash
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar për një video të cilën e ka publikuar sot (e martë) Lëvizja Vetëvendosje (LV) në rrjete sociale.
Në këtë video janë prezantuar “arritjet” e LV-së në katër vjet qeverisje.
Çitaku ka thënë se qeverisja e LV-së ka sjell vetëm rritje çmimesh e faturash.
“Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme. Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks po ashtu. Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim. Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.