Çitaku për vrasjen e gruas në Pejë: Situata është alarmante
16 prill 2024
| 11:06
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes se një gruaje nga bashkëshorti në Pejë.
“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti. Situata është alarmante. S’po mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.