Çitaku: Përfaqësimi i Kosovës në ShBA ishte nderi i jetës sime
Vlora Çitaku ka konfirmuar se pas më tepër se pesë vitesh po largohet nga pozita e ambasadores së Kosovës në Uashington.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se për të ka qenë nderi i jetës që të përfaqësojë Kosovën në ShBA.
Ajo ka falënderuar institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që kanë treguar në mua gjatë kësaj kohe.
“Është zyrtare. Pas mbi pesë vjetëve në Uashington DC ka ardhur koha që të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në SHBA ishte nderi i jetës sime. Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që kanë treguar në mua gjatë kësaj kohe. Unë isha vërtetë e privilegjuar që isha në gjendje të tregojë historitë e jashtëzakonshme të rinisë së jashtëzakonshme të Kosovës në Uashington DC dhe SHBA. Faleminderit gjithë grave të reja dhe burrave që më kanë inspiruar mua. Të qenit kampione e juaj ka qenë gëzimi më i madh. Për të gjithë miqtë e mi në DC dhe SHBA. Faleminderit për miqësinë dhe bashkëpunimin. Derisa pandemia ka limituar mundësitë, do të mundohem të takohem me sa më tepër nga ju para se të largohem”, ka shkruar Çitaku.