Çitaku: Po mendojnë se kanë të drejtë të na tregojnë kush mund të flasë e kush jo
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fyerjave dhe kërcënimeve që ka marrë në rrjete sociale pas një postimi të saj, që kishte të bëjë me zhvillimet aktuale politike në vend.
Reagimi i Çitakut vjen pas mesazheve kërcënuese dhe fyese që ka marrë në një postim të saj të shtunën në “Facebook”, ku kishte shkruar “Republikë nëse mund ta mbash”.
Çitaku ka thënë se kishte marr shumë mesazhe fyese e kërcënuese nga ata “që në rrjete sociale proklamohen si simpatizantë të LV-së”.
“Puna është, që tash po mendojnë që kanë të drejtë edhe me na tregu kush mundet me folë e kush jo. A po kuptoni, turmat po mendojnë që munden me diktu kush ka të drejtë me shprehë mendim në këtë vend”, ka shkruar sot Çitaku në “Facebook”.