Çitaku: Presidentja, kryeministri dhe ministrja e jashtme duhet të këndellen urgjentisht

23 shkurt 2024 | 15:13

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Rusia ka filluar në mënyrë agresive ta shtyjë trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës.

Sipas saj, ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Çitaku, ka thënë se ky është skenari i njëjtë si me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Institucionet tona, presidentja, kryeministri, ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht. Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet tua mundë dashurinë për Kosovën. Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…