Çitaku: Prizrenasit kanë folur, për keqardhje që LV-ja po e refuzon vullnetin e tyre
20 nëntor 2021
| 14:36
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi dega e Lëvizjes Vetevëndosje në Prizren ka bërë me dije se do të bëjë ankesë për rezultatin e certifikuar nga KQZ-ja për këtë komunë.
Çitaku ka thënë se është për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve.
“Qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar, dhe rezultati si i tillë duhet pranuar. Për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.